SHARE

Një nga arsyet përse ky lloj kanceri diagnostikohet kaq vonë ka të bëjë me hapësirën që zë në stomak dhe pjesën pelvike. Ka mjaftueshëm hapësirë për organet që të lëvizin ndërkohë që masa tumorale rritet, duke fshehur si rezultat edhe simptomat.

Në momentin që nuk ka më hapësirë që masa tumorale të fshihet, atëherë pacienti fillon të zbulojë edhe simptomat e kancerit të vezoreve. Përveç kësaj, shenjat mund të ngatërrohen lehtësisht edhe me gjendje të tjera shëndetësore. Fundja, kush nuk ka ndier fryrje barku në një moment të caktuar.

Edhe pse gjysma e rasteve me kancer të vezores janë hasur te gratë mbi moshën 63 vjeç, as gratë më të reja nuk janë imune ndaj kësaj sëmundje, sidomos nëse kanë një mutacion gjenetik BRCA, që rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të vezores dhe gjirit.

Lajmi i mirë është se 94% e grave me kancer të vezores jetojnë më gjatë se 5 vjet nëse sëmundja kapet që në fazat e para, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

E rëndësishme është të njihni simptomat që paralajmërojnë për këtë sëmundje.

Ja cilat janë 8 shenjat e para:
  • Gjakderdhje 
    Gratë që i kanë mbijetuar kancerit të vezores tregojnë se kishte raste që iu vinin periodat edhe çdo 2 javë.
  • Fryrje barku dhe pamundësia për të jashtëqitur siç duhet.
  • Ngopesh menjëherë dhe ke mungesë oreksi.
  • Dhimbje barku
  • Dhimbje shpine
    Gratë që vuajnë nga kanceri i vezores mund të përjetojnë dhimbje të shpinës në momentin që akumulohen lëngje në pjesën pelvike ose kur tumori përhapet në gjithë pjesën abdominale.
  • Probleme me frymëmarrjen
  • Probleme me tretjen
  • Nevojë për të shkuar sa më shpejtë në tualet.