SHARE

Pos përkushtimit, rruga deri në top-formë dhe një linjë të përsosur është shumë më e lehtë duke konsumuar ushqime dhe pije të caktuara.

Uji nuk ka kalori, nxit shkëmbimin e materieve, ulë insulinën dhe e bllokon urinë. Vezët janë të pasura me aminoacide dhe po ashtu e krijojnë ndjenjën ngopjes, e ajo që tërheq në konsumimin e tyre është se lehtë përgatiten.

Jogurti grek

Përmban proteina që treten lehtë, e përdorimi i tij siguron ngopje më të madhe. Bëhet për probiotik, që e rrit rezistencën ndaj inflamacioneve dhe e eliminon stresin.

Çokollata

Zbut stresin, pasi që në çokollatë sekretohet hormoni i lumturisë, e në kombinim me qumësht tretet më gjatë dhe ngop më shumë. Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për çokollatë të zezë.

Sipas nutricistëve, nëse dëshironi të humbni në peshë, duhet të hani edhe perime me gjethe të gjelbër. Që e parandalojnë urinë dhe me fibrat e veta na mbron nga shumë sëmundje.

Vezët

Mund t’i konsumoni për kafjall, drekë, darkë dhe për zamra. Përgatiten lehtë dhe në shumë mënyra.

Uji

Pini brenda një dite të vetme midis 8-10 gota ujë, e kur të ushtroni dhe të djersiteni më shumë 10-12 gota me ujë në ditë. Duhet të ushtroni së paku tri herë në javë, nga 45 minuta.