SHARE

Vitamina D kryesisht fitohet përmes ushqimeve të caktuara, suplementeve dhe ekspozimit adekuat në diell.

Ndonëse hulumtimet e shumta e kanë ndërlidhur ekspozimin në diell me kancerin e lëkurës, shumë nga ne kujdesemi për lëkurën duke e mbrojtur nga rrezet e diellit.

Problemi është se kështu trupi jonë përfundon me mungesë esenciale të vitaminës D, dhe kjo mungesë ndikon në shëndetin tonë në shumë mënyra.

Amy Morris nga ‘Water for Health’ tregon për simptomat të cilat na shfaqen kur kemi mungesë të kësaj vitamine.

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve shpeshherë i atribuohet stresit, sipas Amyt, e që shpeshherë është shkaktari kryesor. Por kur rënia e flokëve është e shpeshtë, rekomandohet të kontrolloheni se mos kjo po ndodhë për shkak të mungesës së nutrientëve.

Vitamina D është ndër nutrientët më të rëndësishëm që kërkohet për funksionin e trupit.

Sipas ekspertes, mungesa e kësaj vitamine nuk përjashtohet si mundësi për rënien e flokëve.

Lodhja e pashpjegueshme

Lodhja shpeshherë ka shumë shkaktarë, por vitamina D është ndër më kryesorët.

Individët e diagnostikuar me mungesë të vitaminës D deklarojnë se kanë pak energji dhe lodhje të muskujve, ndërsa konsumimi afatgjatë i vitaminës D është dëshmuar se i përmirëson këto simptoma.

Djersitja e tepërt

Djersitja kronike, në veçanti në ballë, është indikator i njohur se trupi juaj ka mungesë të vitaminës D.