SHARE

Gjellët prej këtij ushqimi ndihmojnë te sëmundjet kardiovaskulare, e sidomos te shtypja e lartë e gjakut dhe problemet me tretje. Pos te sëmundjet e sipërpërmendura, ndikon edhe në humbjen e kilogramëve shtesë. Efikasiteti është 100 përqind, pa vuajtur urie.

Bëhet fjalë për hikërrorin. Tash e një kohë të gjatë është vërtetuar efekti i tij shërues te shumë probleme shëndetësore. Marrë parasysh se përmirëson kujtesën në krahasim me ushqimet e tjera, hikërrori është produkt me pak kalori, që përmban shumë proteina, aminoacide, hekur, magnez, kalium, fosfor, jod, vitamina B1, B6.

Nutricistët shpeshherë e sugjerojnë ta kyçni në ushqim për ta luftuar aneminë, hipertensionin, sëmundjet e mëlçisë. Dieta aplikohet 14 ditë. Pas 2 javësh dietë mund të humbni nga 7 deri në 10 kilogramë, e njëkohësisht ta pastroni organizmin dhe t’i pushoni zorrët dhe lukthin.

Receta për përgatitjen e hikërrorit

Në mbrëmje, hikërrorin e përzieni me ujë të vluar (1 gotë hikërror në kokrra – 1,5 gotë ujë). Mund të përgatisni 1, 2 ose 3 gota. Më pas e mbuloni dhe e lini gjatë natës. Në mëngjes është e gatshme për përdorim.

Konsumimi

Hikërrorin lejohet ta konsumoni aq sa dëshironi, pa erëza, salcë dhe kripë. Gjatë ditës të pini 1l kefir. Detyrimisht pini shumë ujë, sa më shumë aq më mirë, por jo më pak se 1,5 litra ujë në ditë. Pos ujit, është e dobishme të konsumoni edhe çaj të gjelbër. Lejohet të konsumoni edhe kafe, por pa sheqer. Do të ishte mirë që shujtën e fundit ta konsumoni katër orë para se të shkoni në gjumë.

Gjatë gjithë ditës mund të konsumoni pemë dhe perime (përfshirë këtu mollë, portokaj, sallatë nga lakra, perime të gjelbra, kumbulla të thara, një lugë mjaltë). Poashtu mund të hani edhe perime me gjethe të gjelbër – spinaq, brokol, lakër jeshile, bizele. Pa kripë dhe erëza tjera. Dieta me hikërror nuk ju lejon të vuani urie dhe nuk do ta keni këtë ndjenjë.

Vërejtje: Kur ta keni përfunduar dietën, nuk keni pse ta matni peshën përnjëherë, duhet të prisni edhe së paku 3-4 ditë, e vetëm atëherë matuni (sepse pastrimi i organizmit zgjat për disa ditë, pas përfundimit të kësaj diete).