SHARE

Ndotja e ajrit vonon ardhjen e ciklit menstrual tek vajzat në moshë të pubertetit, sipas studimit të parë të këtij lloji.

Ekspozimi ndaj totalit të grimcave të suspenduara (TSP), të cilat janë grimca që qarkullojnë në ajër, gjatë viteve të adoleshencës së vajzave gjithashtu bëjnë që ciklet e tyre menstruale të jenë pak të rregullta, gjeti studimi.

Kujtojmë se kryeqyteti i Kosovës është radhitur e para nga vendet në botë përsa i përket ndotjes së ajrit.

TSP, i cili përbëhet kryesisht nga karburantet e automjeteve dhe tymi i djegies së thëngjillit, mendohet të ketë penguar prodhimin e hormoneve në trupat e njerëzve.

Tek femrat, kjo mund të nxit prodhimin e tepruar të hormoneve seksuale mashkullore (testosteroni), për të cilat studiuesit besojnë se mund të vonojnë ciklet menstruale.

Ndërsa ky problem është i lidhur edhe me kancerin e gjirit që vajzat në moshë të hershme janë duke e përjetuar.

Autori i studimit Dr. Shruthi Mahalingaiah nga Universiteti i Bostonit deklaroi: “Ndërsa ekspozimet ndaj ndotjes së ajrit kanë qenë të lidhur me sëmundjen kardiovaskulare dhe pulmonare, ky studim sugjeron se mund të ekzistojnë komplikime edhe në sisteme të tjera të organizmit.”