SHARE

Ananasi është fruti ideal për të humbur peshë, sepse është një ushqim që pastron trupin dhe e ndihmon të eliminojë të gjithë toksinat e akumuluara. Mbase nuk e keni menduar, por pirja e ujit me lëng ananasi në mëngjes me stomakun bosh është shumë e shëndetshme për organizmin.

Kjo pije ka një sërë përfitimesh shëndetësore:
  • Pirja e ujit me lëng anansi ndihmon në përmirsimin e metabolizmit të trupit, sepse ai përmban thiaminë. Kjo pije do t’ju mbajë gjithashtu të hidratuar dhe do t’ju bëjë të ndjeheni të ngopur, duke reduktuar dëshirën për të ngrënë.
  • Kjo ndihmon gjithashtu për të shmangur dhimbjen nga lodhja e tepërt, pasi kaliumi që gjendet tek ananasi është i aftë të mbajë të ekulibruara elektrolitet në organizëm.
  • Uji me ananas do t’ju ndihmojë të luftoni inflamacionin, pasi përmban një enzimë të quajtur bromelain, që nxjerr jashtë të gjitha toksinat e akumuluara në organizëm.
  • Është shumë i dobishëm për mëlçinë dhe pastron trupin tuaj nga të gjitha metalet e rënda, pasi përmban enzima dhe antioksidantë. Pastron zorrët dhe ndihmon në reduktimin e kapsllëkut.
  • Duke qenë se përmban jod, uji me lëng ananasi ju ndihmon në trajtimin e problemeve të gjendrës tiroide.