SHARE

Vishnja është burim për vitamina dhe minerale dhe ka ndikim të dobishëm në mbarë organizmin. Pigmenti kryesor është antocianina e kuqe, që ka me bollëk në vishnja, më shumë se në dredhëza, manaferra dhe rrushin pa fara. Po ashtu, vishnjat përmbajnë më shumë betakarotinë sesa dredhëzat dhe boronicat. Kjo pemë përmban edhe antioksiduesin melatoninë, që paraqet një nga rregulluesit më me ndikim në ritmin e zemrës dhe plakje. Kjo super pemë luan rol të rëndësishëm në kujdesin ndaj lëkurës, ndihmon në shërimin e shpejtë pas operacionit, rregullon gjumin. Ndikon mirë kundër kancerit, sidomos atë në zorrë të trashë. Vishnjat e freskëta ndihmojnë për të humbur në peshë. Nëse e hani një grusht vishnja të ngrira, atëherë do ta hiqni ndjenjën e lodhjes. Nëse përgatitni çaj, ky lloj i çajit do t’ju ndihmojë në hedhjen jashtë të gurëve nga kanali urinar, kundër celulitit, sëmundjes së veshkave dhe kollës kronike. Gjethet e vishnjave mund të përdoren edhe si preparat i bukurisë dhe ndihmon kundër syve të ënjtur dhe qeskave.

Receta për shërimin e mëlçisë

Një lugë me gjethe të thara të vishnjave dhe një lugë me koriandër, i përzieni në një enë. Masës ia derdhni tri gota me ujë. E ngrohni enën, e më pas pakësoni zjarrin dhe e zieni edhe për 30 minuta. Pasi të jetë ftohur, e kulloni. Konsumoni dy lugë të këtij çajit në ditë, pas shujtave.

Çaji kundër hepatitit A

Përgatitni çaj prej gjetheve të thara t vishnjave: imët copëtoni 10 gjethe të thara të vishnjave dhe i vendosni në enë, së bashku me 300 ml ujë. Vloni në zjarr të lehtë për 30 minuta. Kur të jetë ftohur masa, e pini ¼ e gotës çdo ditë.

Tinktura nga gjethet e vishnjave që shërojnë impotencën

Tinkturën nga vishnjat e përgatitni duke marrë 20 gjethe të vishnjave, i copëtoni imët dhe i vendosni në kavanoz prej qelqit. Më pas shtoni 2 dl. Alkool mjekësor 96 për qind. E mbuloni dhe e mbani të mbyllur së paku për 20 ditë, duke e përzier 2-3 herë në ditë. E konsumoni përmes ujit, duke hedhur 2-3 pika, pas shujtave.