SHARE

Shëndeti i përgjithshëm varet dhe nga cilësia e gjumit që bëjmë. Të zgjuarit shpesh gjatë natës, të qëndruarit deri vonë etj., janë tregues se me trupin tonë diçka nuk shkon siç duhet.

Në SHBA, 60% e popullsisë lufton me pagjumësinë ose probleme të tjera që lidhen me gjumin. Ky artikull do t’ju prezantojmë disa opsione për t’ju ndihmuar të përmirësoni cilësinë e tij dhe kështu, nuk do t’ju duhet të pini pilula apo qetësues.

Konsumoni këto ushqime pak çaste para se të shtriheni dhe gjithçka do të kthehet në normalitet.

Banane

Bananet janë të pasura me magnez, i cili relakson muskujt dhe mundëson një gjumë më të rehatshëm. Ato gjithashtu përmbajnë kalium, një mineral që ndihmon në parandalimin e ngërçeve gjatë natës.

Bananet balancojnë nivelet e sheqerit në gjak, ndaj është e këshillueshme të hani një të tillë para se të shkoni në shtrat.

Salmoni

Vitamina B6 dhe Omega-3 mund t’ju ndihmojnë në uljen e stresin. Të dyja këto gjenden në sasi të larta tek salmoni i egër. Vitamina B ndihmon rritjen e prodhimit të melatoninës, gjë që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë shumë më lehtë. Me konsumimin e salmonit, nivelet e vitaminës D do të rriten dhe kjo do t’ju ndihmojë të bëni gjumin e ëndërruar.

Çaji bimor

Nenexhiku, valeriani, kamomili dhe çaj i livandos janë më të mirat për përmirësimin e cilësisë së gjumit tuaj. Prandaj, një gotë çaji para se të shkoni në shtrat është gjithmonë zgjedhje e mirë.

Kosi

Nëse bëni gjumë të çrregullt, kjo ndodh pasi keni mungesë të kalciumit. Atëherë kosi është zgjidhja juaj më e mirë. Pagjumësia mund të parandalohet duke rritur nivelet e kalciumit dhe kjo mundësohetnga konsumimi i produkteve të qumështit.

Qershitë

Një tjetër ilaç për të përmirësuar cilësinë e gjumit është lëngu i bishtave të qershive. Falë këtij lëngu do të rritet edhe prodhimi i melatoninës.

Kakao

Magnezi gjendet gjithashtu në kakao, prandaj pirja e një filxhani para se të shkoni në shtrat mund t’ju ndihmojë të relaksoheni.