SHARE

Në këtë artikull do t’ju prezantojmë 5 ushqimet klasike që konsiderohen si “ushqimet e dashurisë”. Nëse po kërkoni të përmirësoni performancën tuaj me partnerin/partneren, duhet t’i provoni me patjetër.

  1. Çokollata

Ka një arsye pse dhurohet për ditën e Shën Valentinit. Është nëna e afrodiziakëve, e pasur me përbërës si anandamida, kimikati i ndjesisë së mirë, dhe me feniletilaminë, kimikati i dashurisë. Kakaoja stimulon lëshimin e serotoninës, neuropërçuesi i ndjenjës së kënaqësisë.

2. Hudhra

Hudhra përmban alicinë, që rrit qarkullimin e gjakut, duke e bërë më të lehtë se zakonisht eksitimin te meshkujt. Zgjidhni ushqime me hudhra dhe mos harroni solucionin për shplarjen e gojës nëse po hani me partnerin.

3. Farat chia

Farat chia bëjnë mrekulli nëse i hidhni në kos ose “smoothie”. Udhëtarët aztekë që vraponin distanca të gjata për të dërguar mesazhe, i përdornin për energji. Farat chia janë plot me përbërës ushqimorë si omega-3 dhe omega-6, kalcium, zink, proteina dhe fibra.

4. Spec djegës

Specat djegës ndezin zjarrin e romancës. Stimulojnë prodhimin e endorfinave, kimikatet që çlirohen kur qeshim, stërvitemi dhe bëjmë aktivitete të tjera që na bëjnë të lumtur.

5. Avokado

Që në kohën e aztekëve janë konsideruar një frut sensual. Priftërinjtë katolikë në Spanjë e ndaluan këtë frut pasi kishte një pamje shumë seksuale. Avokado përmban shumë vitaminë E, antioksidanti i njohur për vetitë e tij antiinflamatore dhe që mban lart nivelin e energjisë.

A funksionojnë vërtetë afrodiziakët?

Varet. E sigurtë është që nuk ka ushqim magjik që zhduk problemet, por ka ushqime që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.