SHARE

A jeni nga personat që nisni të merreni me sport dhe ushtrime në palestër dhe pas disa ditësh “dorëzoheni”?

A ndiheni të lodhur gjatë tërë ditës dhe nuk keni gjumë natën?

Zgjidhja më e mirë është të ushtroni dhe të merreni me sport në mëngjes.

Të gjithë e dimë se nuk është aspak e lehtë të zgjohesh herët në mëngjes por më poshtë janë disa arsye se pse koha më e mirë për të ushtruar është MËNGJESI.

  • Nëse ushtroni në mëngjes, ka më shumë gjasa që kjo t’iu kthehet në shprehi
  • Do të ndiheni më energjik
  • Do të keni gjumë më të rehatshëm gjatë natës
  • Keni më shumë kontroll mbi mënyrën e të ushqyerit duke ngrënë më shumë gjëra të shëndetshme
  • Jeni më produktivë në punë
  • Metabolizmi juaj funksionon më mirë
  • Jeni më kreativë
  • Dhe pa dyshim se do të jeni më të lumtur dhe të shëndetshëm.