SHARE

Miso është një supë japoneze e cila ofron vlera të shumta ushqyese. Përbërës kryesor i supës është bima e sojës e cila është e ngjashme me fasulet në formë dhe nga ato përftohet vetë esenca e sojës. Mund ta përgatisni duke e kombinuar me përbërës të ndryshëm për t’i shtuar akoma dhe më shumë shije.

Kjo supë i ofron trupit magnez, vitaminë K, zink, fosfor dhe një dozë të shëndetshme me probiotik. Është konsumuar në pjesë të ndryshme të Azisë për shekuj për shkak të vlerave ushqyese që ka. Ndërkohë që përmban sojë, miso është një produkt soje i fermentuar. Soja e fermentuar ka vera ushqyese të ndryshme nga produkte të tjera të sojës. Ajo ndihmon sistemin tretës, ul presionin e gjakut dhe ndihmon në ndalimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene.

Vlerat e supës miso:
  • Një nga benefitet e supës miso është t’i sigurojë trupit probiotik, baktere të mira këto, që përmirësojnë shëndetin e sistemit tretës, ulin rrezikun e sëmundjeve dhe ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
  • Përmirëson tretjen.
  • Ul presionin e gjakut
  • Mbron trupin nga qelizat kancerogjene.
  • I siguron trupit vlerat ushqyese esenciale.

Për përgatitjen e kësaj supe ju nevojiten soja dhe perime sipas dëshirës. Mund t’i shtoni çfarëdo lloj perime, varësisht nga shija që dëshironi të përfitoni.

Të gjithë përbërësit vendosini në një tenxhere për zierje së bashku me erëzat që dëshironi.
Pasi të kenë marrë valë, mund t’i bluani me blender, që të fitoni një supë kremoze, apo mund edhe ti konsumi ashtu.

Ju bëftë mirë!