SHARE

Joshja është shkathtësi serioze e komunikimit midis mashkullit dhe femrës. Nga darka e shtrenjtë e deri te një buzëqeshje, ja si ta pushtoni personin që ju pëlqen.

Vështrimi emocionues

Kur të bisedoni me personin që ju pëlqen mundohuni ta mbani më gjatë shikimin, madje edhe kur nuk flisni. Shikimi i tillë nxit emocionet dhe substancat e njëjta nëpër vena kur dashurohemi.

Eleganca

Jini gjithmonë elegante, plot sharm dhe stil. Le t’i lë veshja përshtypje. Madje edhe kur nuk dilni diku kur ekziston kodi i veshjes, mundohuni të dukeni sikur kujdeseni për veten. Meshkujt pëlqejnë kur një femër është elegante. Nuk është gjithçka te fustanet e shkurtë.

Le t’i ndjejë fluturat në bark

Kuptojeni se çfarë e eksiton personin me të cilin dilni. Kuptojeni çfarë i pëlqen dhe cilat vende me dëshirë i viziton. Një film horor në kinema është mundësi e mirë t’i ofroheni njëri-tjetrit.

Veprimi dhe reaksioni

Përcillni reaksionet e tij dhe silluni në hap me to. Duhet të jeni njëjtë edhe me disponimin.

Buzëqeshja

Mundohuni t’i buzëqeshni, e nëse jeni në shoqëri, jini e para t’ia bëni me dije se shakaja kishte sukses. Në këtë mënyrë meshkujt mundohen të krijojnë një lidhje me juve.