SHARE

Antioksiduesit janë materie natyrale në ushqim, të cilët e mbrojnë shëndetin dhe organizmin nga efekti i radikaleve të lira. Janë sidomos të rëndësishëm për sistemin imun dhe është krejt e qartë se duhet konsumuar më shumë. Sa më të fortë ta kemi sistemin imun, aq më të fortë jemi karshi ftohjeve, viruseve, baktereve, por edhe sëmundjeve më të rënda, si kancerit për shembull.

Hulumtimet kanë treguar se në kafe gjendet një numër i madh me antioksidues. Dihet që kafeja është edhe diuretik, dhe se liron ujin nga organizmi. Kafeja, po ashtu, gjendet në listën e ushqimeve që e luftojnë kancerin, pasi që përmban nivel të lartë me antioksidues.

Hulumtime të ndryshme kafenë e kanë ndërlidhur me rrezik të zvogëluar për t’u prekur nga kanceri i mëlçisë, gjirit, prostatës. Meshkujt, të cilët pinë gjashtë apo më shumë gota afe në ditë për 60 për qind më pak janë të rrezikuar nga forma më vdekjeprurëse e kancerit, ai i prostatës, në krahasim me ata meshkuj, të cilët nuk e konsumojnë fare kafenë.

Poashtu, studimi tjetër në Universitetin në Juta, ka treguar se konsumimi i kafesë zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga Alzheimer-i, kanceri i qafës dhe ai i kokës, si dhe pakëson rrezikun nga diabeti.