SHARE

Ky “krem magjik” është në gjendje të shërojë shumë sëmundje. Ky melhem e shëron bronkitisin, “angina pektoris”, ënjtjet, njollat, të mavijosurat në duar, infeksionin e vezoreve, të thatin, sëmundjet e femrave.

Varësisht nga sëmundja, me pastën mund t’i lyeni pjesët, ta vendosni në kompresa, madje mund të përdoret edhe për përdorim të brendshëm: gjysmë lugë të vogël tri herë në ditë para shujtave. Është krejt i parrezikshëm.

Përbërësit e nevojshëm:
  • 1 vezë (veza zihet, nevojitet vetëm e verdha);
  • 400 ml vaj bimor;
  • Një pjesë dyllë të bletëve, rreth 60 g;
Përgatitja:

Në një enë e vendosni vajin. Pjesën e dyllit e lëshoni në vaj. I vendosni në zjarr të lehtë dhe prisni derisa të tretet dylli. Porsa t’i keni dëgjuar “pëlcitjet”, me gishtërinj merrni të verdhën e vezës dhe e hidhni në vaj, vaji ndikon shpejt, kështu që jini të gatshëm ta hiqni shpejtë enën nga zjarri. Kur të jetë qetësuar vaji, përsëri e sillni mbi pllakë. Vazhdoni ta hidhni të verdhën e vezës deri në fund, duke e përzier me lugë pa ndërprerë. Masa do ta ndryshojë ngjyrën dhe do të shndërrohet në ngjyrë të errët kafeje.

E hiqni nga pllaka dhe e lini të qëndrojë për 15-20 minuta. E kulloni me një enë të plastikës apo çorapë najloni. Pjesët e mbetura të vezës i hidhni.

Kur pasta të jetë ftohur, e vendosni në kavanoz prej qelqit dhe e mbyllni me kapak. Pasta mund të ruhet në frigorifer për dhjetë muaj. Pasta është shumë efikase. Nëse e përdorni për kompresa, duhet ta ngrohni në avull.

Ky melhem magjik shëron:
  1. Infeksionin e sinuseve. Shkrini pastën në lugë, shpejt i vendosni dy pika në vrimat e hundëve, dy herë në ditë.
  2. “Angina pectoris”, infeksionet në fyt dhe bajame. Pastën e vendosni në fyt, pastaj e mbështillni me kompresë. Procedurën bëjeni në mbrëmje, 2-3 herë.
  3. Bronkitisin, dhimbjet në lukth, zorrë, të thatin, njollat te sytë. Tri herë në ditë, para shujtave, merrni nga gjysmë luge.
  4. Sëmundjet e femrave: fibromioma deri 10 javë, cistet në vezore, infeksionet, mastitisin. Në vagjinë vihen tampone me këtë paste, në mëngjes dhe në mbrëmje. Thuhet se nga cistet, pas dhjetë ditëve, mbesin vetëm kujtimet.
  5. Mastitisin. Në gjoks vendoset salvetë prej letrës, e zhytur në paste, nga sipër vendosni qese najloni. Sipas mundësive, t’i ndërroni çdo 2 orë.

Pos tjerave, shëron edhe plagët, ënjtjet, dhimbjet në nyja, dhimbjet e dhëmbit, të thatit, gangrenën, hemorroidet, forcon edhe thonjtë.