SHARE

Magnezi përfshihet në 300 procese metabolike në trupin tonë, por si ta dimë nëse kemi mungesë?

Metabolizmi i energjisë, ADN, sinteza e proteinave dhe detoksifikimi, të gjitha këto varen nga magnezi.

Një i rritur ka nevojë për 270mg-400mg magnez në ditë, varësisht nga pesha e trupit.

Mjekët thonë se shenjat e mungesës së magnezit janë:

  • kapsllëku,
  • dhimbjet e muskujve,
  • lodhja e pashpjeguar,
  • mbipesha,
  • nivelet jo të rregullta të sheqerit në gjak,
  • tensioni i lartë,
  • ankthi.

Ata rekomandojnë marrjen e magnezit përmes hapave në regjimin tuaj të ushqimit.

Magnezi është një mineral natyral që është i nevojshëm për trupin tuaj, pasi ka benificione të mëdha, përfshirë edhe një gjumë të mirë, rregullim të presionit të gjakut.