SHARE

Fëmijët të cilët kanë simptoma të forta të alergjisë ndaj polenit deri në 10 përqind mund të kenë rezultate më të dobëta në provime, ka treguar studimi i ekspertëve nga Norvegjia.

Simptomat e alergjisë ndaj polenit nuk janë aspak të këndshme, e nëse nuk merren ilaçet përkatëse, ndikojnë shumë cilësinë e jetës.

Teshtitjet, rrjedhja e shtuar e hundëve, të kruarat dhe bllokimi i hundës, të kruarit dhe skuqja e syve, dhimbjet e kokës, të gjitha këto simptoma të alergjive të ndryshme, gjithsesi se ndikojnë në përqendrim. E gjithë kjo mund të ndikojë në zgjidhjen e detyrave intelektuale dhe në aftësinë punuese, kështu që fëmijët që kanë simptoma të theksuara mund të arrijnë rezultate më të dobëta shkaku i alergjisë.

Është mirë që fëmijët të ndihmohen me kohë dhe ilaçet t’i konsumojnë me rregull, e kjo mund të marrë javë të tëra.

Por, shumë aromaterapeutë thonë se po korrin suksese në zbutjen e simptomave dhe ngritjen e energjisë dhe përqendrimit. Për shembull, vaji i qimnonit të zi ndikon në largimin e alergjive.

Duke e përdorur këtë vaj, një numër i madh njerëzish e kanë larguar përgjithmonë alergjinë, por, duhet të merret rregullisht, madje deri në dy vjet rresht – tri herë në ditë, nga një lug pas shujtave.