SHARE

Shputat janë larg zemrës dhe shpinës, mirëpo janë të parat që dallojnë ndryshimet në trup.

Mungesa e qimeve në gishtërinjtë e këmbëve

Edhe pse shumica e femrave i gëzohen këtij fakti, kjo tregon telashet me qarkullimin e gjakut. Humbja e befasishme e tyre është shenjë se shputat tuaja nuk marrin sasi të mjaftueshme të gjakut, për t’u kujdesur për rritjen e qimeve. Ekziston mundësia që zemra juaj nuk pompon gjak deri te shputat tuaja.

Ngërçet në shputa

Ngërçet në shputa janë problem i zakonshëm, që mund të jetë shenjë e problemeve nervore, por edhe ushqimit jo të shëndetshëm. Për çdo ditë, sidomos nëse ushtroni, pini sasi të mjaftueshme të ujit, si dhe shtoni ushqimin e pasur me kalium, magnez dhe kalcium.

Plagët që nuk shërohen

Plagët në shputa që nuk shërohen janë shenjë e qartë e diabetit. Plagët që nuk shërohen mund të jenë edhe shenjë e kancerit të lëkurës.

Shputat i keni të ftohta

Hipotireoza është shkaktari i shpeshtë i shputave të ftohta, të cilat është e pamundur t’i ngrohni. Nëse jeni më të moshuar se 40 vjeç, ka gjasa që keni gjëndra tiroide “dembele”.