SHARE

Për personat me nivel të lartë të kolesterolit dhe arterosklerozë, ky mjaltë është burim i shkëlqyeshëm. Është zgjedhje e mirë edhe për personat që kanë probleme me kilogramët shtesë.

Në vazhdën e shumë llojeve të mjaltit, të rrallë janë ata që do të mendoni se bëhet fjalë për mjaltin nga kungujt. Në fakt, ky lloj është më i dobishmi për problemet me shëndetin e mëlçisë, veshkave, në fakt ndihmon për sekretimin e vrerit.

Falë efektit laksativ dhe diuretik, mjalti nga kungujt është burim i mirë për ata që kanë probleme me kapsllëk kronik dhe probleme me zorrë të trashë.

Mjalti nga kungujt është i pasur me vitamina dhe karotenoide, si dhe e forcon imunitetin.

Përgatiteni vetë!

Merrni një kungull të pjekur, mbajeni majën dhe hiqjani farat. Në vrimën e hapur shtoni mjaltin, ndërsa më pas e mbyllni “kapakun”. E lini të qëndrojë për dhjetë ditë në një vend të ftohtë. Pas dhjetë ditëve, lëngun që e gjeni brenda e vendosni në kavanoz prej qelqit dhe e ruani në frigorifer, maksimumi një muaj.

Merrni 2-3 lugë në ditë, ose ëmbëltojeni çajin!