SHARE

Dr. Henry Biler është autor i librit “Ushqimi është ilaçi më i mirë” ku sjell metodat e tij të shërimit përmes ushqimit.

Supa e tij e famshme është e pasur me kalium, alkalizon trupin dhe stimulon mëlçinë dhe gjëdnrat tiroide. Poashtu, i ndihmon pankreasit për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Kjo supë është mënyra më e mirë për ta detoksuar trupin.

Përbërësit:
  • 4 kungulleshka (të copëtuara),
  • 3 gota borania,
  • 2 kërcej selino (të copëtuar),
  • 1 grusht majdanoz,
  • 250 ml ujë të filtruar,
  • Kripë deti sipas shijes.
Përgatitja:

Derdheni ujin, hidhini kungulleshkat, boranitë dhe selinon në enë. Lëreni ujin të vlojë, pakësojeni temperaturën dhe e lini të vlojë për 30 minuta, derisa perimet të zbuten dhe të bëhen të lëngshme. Hidhni më pas përzierjen në blender dhe ia shtoni një grusht majdanoz dhe ujë. Shtypini perimet dhe i përzieni mirë.

Sipas shijes, i shtoni kripë dhe, supa është e gatshme për ta konsumuar.