SHARE

Cistet ovariane (apo të njohura ndryshe edhe si cistet e vezoreve) janë qeska të vogla të mbushura me lëng. Ato mund të krijohen në brendësi ose në sipërfaqe të vezoreve.

Për të gjitha ju, pa marrë parasysh a keni një shqetësim të tillë ose jo, duhet t’i lexoni të gjitha faktet e mëposhtme rreth cisteve ovariane. Kështu, mësoni si t’i parandaloni dhe t’i trajtoni në kohë.

  1. Fakte për cistet ovariane

Nëse jeni duke shpresuar të keni një fëmijë, ndoshta nuk u keni dhënë shumë rëndësi vezëve tuaja. Mund të jetë paksa shqetësuese, por ekziston një shans i krijimit të një cisti ovarian dhe nuk e keni kuptuar kurrë. Por, para se të frikësoheni, duhet të dini këtë: zakonisht është i padëmshëm.

Cistet ovarian në disa raste mund të shkaktojnë dhimbje të legenit dhe komplikime më serioze. Më poshtë keni gjithçka që duhet të dini për një cist të zakonshëm.

2. Vezoret dhe tubat e fallopit. Rifreskoni kujtesën…

Që në biologji e keni mësuar se brenda legenit tuaj, mitra është e rrethuar nga dy vezore, secila në madhësinë e një bajameje. Përgjatë viteve, një nga vezoret ngjesh vezën tjetër në një hapësirë të mbushur me lëng që quhet gjendër. Pastaj lëshon vezën në një tub fallopian një herë në muaj. Kjo folikul bie vetë dhe absorbohet pastaj në trup.

3. Si formohet një cist?

Dr. Mary Jane Minkin, thotë se nëse gjendra nuk e çliron vezën, atëherë mund të rritet më shumë dhe të zhvillohet një cist. Këto ciste mund të rrjedhin gjak dhe të shkaktojnë dhimbje në zonën e legenit. Zakonisht, këto zhduken brenda pak javësh dhe janë mjaft të vogla (shpesh rreth 1 deri 2 milimetra), por është e mundur që të jetë edhe një cist i madh deri në disa centimetra.

4. Ndonjë gjë tjetër?

Po. Është gjithashtu e mundur të zhvillohet diçka e quajtur cist dermoid, i cili formohet kur qelizat në vezore fillojnë të ndahen edhe pse ato nuk janë fekonduar. Këto nuk janë të zakonshme, thotë Dr. Minkin, por ato mund të bëhen të mëdha, madje deri në 10 centimetra. Dhe meqë ky lloj i cistit përmban materialin gjenetik për një jetë njerëzore, mund të ketë flokë dhe dhëmbë brenda tyre, thotë ajo. Këto lloj cistesh shkatojnë shumë probleme dhe mund të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

5. Si mund të dini nëse keni një cist ovarian?

Shume ciste ovariane nuk shkaktojnë ndonjë simptomë alarmuese, sipas Dr. Minkin. Dhe në rast se nuk e dini, cistet e folikulave nuk shkaktojnë ndonjë ndryshim në ciklin tuaj menstrual, edhe pse ndonjëherë mund të pësoni gjakderdhje.

6. Atëherë, si mund të zbuloni nëse keni një cist që në fillim?

Cistet ovariane mund t’i zbuloni nga një vizitë e thjeshtë gjinekologjike. Por, praninë e tyre mund ta identifikoni edhe vetë nëse ndjeni një nga këto simptoma, kryesisht dhimbje barku ose në zonën e legenit.

7. Si e zbulon mjeku se keni një cist?

Shpesh, mjeku juaj do të konfirmojë që keni një cist pasi të keni bërë ultratingujt vaginalë, kur imazhi i cistit shfaqet në skanim. Por, nëse keni dhimbje, gjinekologu e ka më të lehtë të dyshojë për një cist të mundshëm.

8. A ka ndonjë mënyrë për t’i parandaluar?

Ndoshta. Nëse nuk jeni shtatzënë, atëherë mund të merrni kokrra për të kontrolluar shtatzëninë. “Ata e shtypin ovulimin,” thotë Dr. Minkin. Sipas saj, kjo mund të parandalojë krijimin e një cisti.

9. Çfarë është sindroma pocistike ovariane?

Bazuar në një studim të ‘Journal Clinical Endocrinology & Metabolism’ në vitit 2004, rreth 7% e grave mund të kenë këtë çrregullim hormonal. Femrat e prekura nga kjo sindromë mund të kenë cikle të parregullta, vështirësi për të mbetur shtatzënë, rritje të qimeve në trup . Por, duhet të dini se kjo është një sindromë hormonale.

10. A ka shans që një cist ovarian të jetë kancerogjen?

Po, ka një shans të vogël që një cist ovarian mund të jetë kancerogjen. Dhe si shumë lloje të kancerëve të tjerë, rreziku lidhet me moshën. Sipas Dr. Minkin, gjysma e grave që preken nga një cist ovarian kancerogjen, janë mbi 63 vjeç. Testi me ultratinguj është ai që duhet të bëni për të zbuluar nëse një cist është kancerogjen.