SHARE

Nëse dëshironi t’i humbni kilogramët shtesë dhe me këtë rast trupit t’ia shërbeni ushqimet më të mira, atëherë nuk keni pse të vuani urie.

Jogurt dhe pemë në vend të desertit

Kur të ndjeni dëshirë të fortë për diçka të ëmbël, mos vraponi për ëmbëlsira dhe keksë, por etjen zbuteni me desert. Zgjidhni pemët tuaja të preferuara sezonale, pastrojini dhe copëtojini. Përziejini me jogurt. Sipas dëshirës mund t’i erëzoni me një lugë mjaltë. Ky desert nuk përmban kalori, e trupit tuaj i ofron atë që ka nevojë.

Çokollata e zezë në vend të ëmbëlsirave

Nëse dëshironi të humbni kilogramët e mbledhur, mos u dënoni me ikjen nga ëmbëlsirat. Adhuruesit e çokollatës nuk do të ndihen keq, kur dëgjojnë se mund t’i qasen kësaj ëmbëlsire. Kur ta ndjeni dëshirën për diçka të ëmbël, shërbehuni me çokollatë të zezë (me më shumë se 50 për qind kakao). Çokollata e zezë është e shijshme e trupi e adhuron, e nuk përmban sasi të lartë të sheqerit.

Bukë të thekur në vend të sandviçit

Kur të dëshironi bukë, bukën e bardhë e të freskët zëvendësojeni me bukë të thekur. Sandviçin mund ta pasuroni me një vezë të zier, lyerje me mazë dhe me perime dhe kënaquni me këtë kafjall të shijshëm.

Peshk në vend të mishit

Pos se është i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm, peshku është ushqim, që tretet shumë lehtë dhe është aleat për humbje në peshë. Dy apo më shumë shujta në javë pasurojini me peshk dhe organizmit tuaj i bëni një të mirë. Nëse jeni një mishngrënës i vërtetë, mishin e kuq zëvendësojeni me gjoks pule.

Perime të larmishme në vend të patates

Për shumicën patatja është ushqim i preferuar, por është përplot me niseshte dhe karbohidrate e në kombinim me mish dhe peshk nuk është aleati më i mirë për humbje në peshë. Në vend të pireve apo patates së pjekur, shujtën pasurojeni me perime sipas dëshirës. Perimet treten lehtë dhe janë të shijshme.

Mazë në vend të djathit

Djathërat janë pasion i gurmanëve të ushqimit, por sasitë e larta të këtij ushqimi mund të posedojnë shumë kalori. Kur të përgatisni një sandviç, djathin ta zëvendësoni me mazë dhe trupit do t’i shtoni më pak kalori.