SHARE

Nëse ju dhëmb koka apo barku, mos vraponi përnjëherë te mjeku apo në barnatore, por kërkoni ilaçet natyrale që i kanë përdorur edhe gjyshet tona.

Dhimbjet e kokëshudhra

Dhimbjet e kokës shfaqen për shumë arsye, e më të shpeshtat janë lodhja, pagjumësia, stresi, problemi me të parët, shtypja e lartë e gjakut. Në zbutjen e dhimbjeve të kokës ndihmojnë shtypja e disa hudhrave, i vendosni në kapakët e syve dhe i largoni pas 15 minutave.

Për tretje më të mirëlëng nga gjethet e dellit

Dhimbjet në abdomen shpeshherë shfaqen gjatë infeksionit të lukthit dhe zorrëve. Për zbutjen e dhimbjeve përdorni gjysmë kilogramë gjethe të freskëta, gjethe të dellit, i copëtoni imët dhe i hidhni në blender. Lëngun e përzieni me mjaltë dhe e merrni tri herë në ditë nga një lugë. Nëse lëngun nga kjo bimë, pa mjaltë, e përdorni si kompresë, do të hiqni qafe edhe dhimbjet e kokës.

Pezmatimi i fytitsherbelë me mjaltë

Shkaku i ftohjes virusale, mundimit të fytit duke bërtitur apo shkaku i ajrit të thatë, fyti pezmatohet. Për ta shëruar ju ndihmon një lugë gjethe të thata të sherbelës, duke i përzier me një gotë ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për pesë minuta. Shtoni edhe një lugë mjaltë dhe shpëlani fytin katër deri pesë herë në ditë.

Diarrejamollë të zier

Diarreja shfaqet kur organizmi provon të heqë qafe bakteret, viruset dhe lloje të ndryshme të aditivëve nga ushqimi që kanë depërtuar në organet e tretjes. Në situata të tilla duhet qetësuar stomakun dhe ta ripërtërini florën e zorrës. Ju ndihmon një mollë e qëruar, e ndani në rriska dhe e zieni disa minuta derisa të zbutet. Hani një mollë të tillë në ditë.

Infeksioni i fshikëzëslëngu nga boronicat

Ky problem shëndetësor shfaqet si në verë poashtu edhe në dimër. Infeksionin e shkaktojnë bakteret, e njihet me presion në fshikëz, dhimbje ose të djegura gjatë urinimit. Pini për çdo ditë tri gota lëng të boronicave. Poashtu, pini edhe dy litra e gjysmë ujë, pasi më shpejt i hidhni bakteret.