SHARE

Një cikël i parregullt është i njohur në fjalorin mjekësor edhe si oligomenorrhea, që është një problem i zakonshëm tek gratë.

Zakonisht i referohet menstruacioneve të rralla me intervale kohore më shumë se 35 ditë.

Një cikël menstrual normal varion nga 21 deri në 35 ditë. Gjakderdhja menstruale zgjat zakonisht dy deri në shtatë ditë.

Një numër i madh i faktorëve e shkaktojnë problemin e cikleve të parregullta si: çrregullime në ushqim, humbje të peshës, anemi, menopauzë, çrregullime tiroide, sëmundje të mëlçisë, tuberkulozi, aborti etj…

Më poshtë ju paraqesim disa nga ilaçet shtëpiake që mund t’i përdorni për t’i kthyer në normalitet periodat tuaja:

Xhenxhefil

Kjo erëz është e dobishme në rregullimin e cikleve menstruale dhe gjithashtu lehtësimin e dhimbjeve të tyre.

Shton menstruacionet, prandaj është shumë i mirë kur keni menstruacione të vonuara.

Aloe Vera

Përveç xhenxhefilit është edhe Aloe Vera, e cila ndihmon poashtu me parregullsitë menstruale, duke rregulluar hormonet tuaja.

Zakonisht aloe vera përzihet me mjaltë dhe konsumohet çdo ditë në mëngjes.

Provojeni këtë ilaç për rreth tre muaj, por duhet të keni kujdes që gjatë ditëve të menstruacioneve nuk duhet ta përdorni këtë medikament natyral.