SHARE

Mund t’u bëni ballë infeksioneve të rrugëve urinare duke përdorur dy përbërës shumë të thjeshtë.

Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë.

Simptomat e infeksionit urinar janë lehtësisht të dallueshme nëse nuk keni vuajtur nga ky lloj infeksioni më parë. Simptomat fillojnë me frekuentimin e shpeshtë të tualetit dhe më pas me ndjesinë e djegies së urinës.

Ana më e keqe e këtyre lloj infeksionesh është se ju duhet të shkoni menjëherë te mjeku dhe ata menjëherë ju sugjerojnë antibioktikë si zgjidhja e vetme. Por, ka shumë mjekime natyrale të cilat ju garantojnë mposhtjen e infeksionit. Këto teknika janë shumë të thjeshta për t’u kuptuar dhe për t’u ndjekur.

Ja çfarë duhet të bëni:

Trajtimi i infeksionit të rrugëve urinare me sodë buke:

Soda e bukës është një tratim natyral shumë i fuqishëm kundra infeksioneve të rrugëve urinare. Neutralizon nivelet e aciditetit në urinë dhe përshpejton përmirësimin e problemit. Soda e bukës gjithashtu detoksifikon si dhe pastron veshkat. Ju rekomandojmë të konsumoni pak sodë buke menjëherë nëse zbuloni se jeni të prekur nga infeksioni sepse infeksioni me shumë gjasa mund të prek edhe veshkat.

Udhëzime:

Për të kuruar infeksionet e rrugëve urinare, duhet të përzieni një lugë çaji bikarbonat natriumi (sodë buke) në një gotë ujë të filtruar dhe pastaj konsumojeni një herë në ditë me stomak bosh. Gjithashtu mund ta pini atë dy herë në ditë me stomak bosh duke përzier vetëm gjysmë lugë çaji në vend të një të plote. Kohëzgjatja e këtij trajtimi duhet të jetë së paku një javë, megjithatë mund ta përdorni atë për një kohë më të gjatë. Gjithashtu, bikarbonati i natriumit ka një efekt shumë pozitiv në shëndetin e përgjithshëm, sepse alkalizon trupin.

Trajtimi i infeksionit me uthull molle:

Uthulla e mollës është një tjetër përbërës që ua rekomandojmë ta provoni. Uthulla e mollës është një eliksir jashtëzakonisht i fuqishëm shërues. Është ndër mjekimet më të mira anti-virale, anti-fungale dhe anti-bakteriale që ekzistojnë! Ndihmon traktin e tretjes duke e rikolonizuar me baktere të mira. Uthulla e mollës është e lirë për t’u blerë dhe zgjat për disa muaj!

Udhëzime:

Thjesht shtoni një ose dy lugë uthull molle në një gotë uji të filtruar dhe më pas konsumojeni atë deri në tri herë në ditë, njëzet minuta para ngrënies. Nëse shija është shumë e hidhur ose e fortë dhe nuk mund ta pini dot, thjeshtë shtoni një lugë çaji mjalti Manuka.