SHARE

Një studim i fundit tregoi se nëse pini tri gota qumësht në ditë mund të dyfishojë rrezikun e vdekjeve të parakohshme dhe nuk mund të ndalojë dëmtimet e kockave.

Edhe pse është këshilluar prej shumë kohësh si ushqimi që shton sasinë e kalciumit dhe për të mbajtur kockat e forta, nga mjekët dhe dietologët, ai në fakt luan një rol shumë të vogël për këto çështje. Madje, sipas shkencëtarëve, ai mund të dyfishojë rrezikun e vdekjeve të parakohshme.

Studimi i fundit, i publikuar edhe nga “The Sun”, përfshiu 61 mijë femra dhe 45 mijë meshkuj përgjatë 20 viteve të fundit. Ata që kishin konsumuar shumë qumësht nuk dhanë rezultat për zvogëlimin e kockave të thyera.

Madje tek femrat, qumështi lidhej me më shumë shanse për fraktura të kockave. Ato që kishin konsumuar 3 gota qumësht ose më shumë (680 ml) në ditë, kishin dy herë më shumë gjasa për të vdekur para kohe, në krahasim me ata që kishin pirë mesatarisht më pak se 1 gotë.