SHARE

Diabeti ndryshe quhet edhe “vrasësi i qetë”, sepse simptomat nuk tregojnë diçka serioze. Në fakt, te diabeti, glukoza e tepërt në gjak vepron si helm, e shpeshherë e përcjell edhe shtypja e lartë e gjakut dhe niveli i shtuar i lipideve në gjak.

Kjo sëmundje dallohet me këto simptoma:

  • Etje e vazhdueshme ose gojë të thatë;
  • Nevoja për urinim të shpeshtë;
  • Dëshirë për ushqim;
  • Humbje e pashpjeguar në peshë, megjithëse hani normalisht;
  • Plogështi dhe lodhje;
  • Infeksione të shpeshta;
  • Plagë nëpër trup, që nuk shërohen;
  • Shikim të turbulluar.

Boronicat, të shkëputura nga dega së bashku me gjethe janë preparat perfekt për uljen e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Natyra sjell shumë mënyra për ta luftuar këtë sëmundje, e një prej tyre është boronica.

Sipas mjekësisë popullore, receta që sjellim zvogëlon sheqerin në gjak brenda muajit. Nevojitet që një lugë të boronicave të imtësuara së bashku me gjethet e tyre t’i vendosni në një enë dhe sipër t’jua derdhni një gotë ujë të vluar dhe t’i zieni për 10 minuta. Këtë lloj të çajit e lini të qëndrojë për një orë në një enë të mbuluar.

Pijeni çajin me gllënjka të vogla gjatë ditës dhe kështu veproni për një muaj rresht.