SHARE

Pa marrë parasysh numrin e marrëdhënieve seksuale, madje edhe të atyre partnerëve më të talentuar, si edhe lindjeve – vagina është muskul i cili funksionon sipas parimit të zgjatjes andaj nuk zgjerohet.

Nuk ka të ngushta dhe të gjera, me eksitim vagina i përshtatet penisit

Muskujt vaginalë janë jashtëzakonisht elastikë dhe bëhen si gomë elastike, madje edhe që zgjaten deri në maksimumin e vet, ata si goma elastike shpejt kthehen në formën e vetë fillestare.

Vagina me rastin e eksitimit seksual, për dallim nga penisi, lirohet dhe laget për të lehtësuar penetrimin dhe në fund mbarsjen – imagjinoni lirimin e shuplakave (muskujve) të cilat mbajnë çorapen (vaginën).

Gjinekologu (por as partneri) nuk mund ta dijë sa partnerë ka pasur femra. Qoftë të jetë femra aktore filmash pornografikë, apo dikush që seksin e ka praktikuar vetëm disa herë – nuk ekziston mënyrë që gjinekologu të dijë apo të supozojë se me sa meshkuj ka pasur seks femra.

Pas lindjes vagina kthehet në gjendjen normale pas gjashtë muajve

Edhe pse lindja nënkupton fëmijën e peshës mesatare nga 3,5 kg i cili del nga vagina – muskujt janë të aftë edhe atij t’i përshtaten. Ajo që në raste të rralla mund të ndodhë është që muskujt e dobësuar të komblikut të mos kthehen në “formë” pas lindjes, mirëpo kjo është e rrallë dhe shumica e vaginave pas gjashtë muajve nga lindja kthehet në formën fillestare.

Ankthi kontribuon që vagina të jetë e ngushtë

Duke pasur parasysh që fjala është për muskujt të cilët gjatë eksitimit lirohen, është fakt që “ngushtësia” më së shpeshti është pasojë e ankthit dhe e femrës së parelaksuar, gjë që në fund nuk është ajo që pret partneri i saj.