SHARE

Ndërsa pini çajin tuaj të preferuar, mbajeni mend mos ta hidhni bustinën e përdorur. Dhe në rast se nuk i preferoni bustinat për çaj, mos i hidhni gjethet e çajit, pasi mund t’i rishfrytëzoni për tjetër çka.

Një nga këshillat më të vlefshme të përdorimit të bustinave është shfryrja e syve, mjafton t’i fusni në ujë me akull ose t’i ruani në frigorifer, sidomos ato të çajit jeshil, më pas vendosini në sy dhe mbajini për pak minuta. Efekti do të jetë i menjëhershëm. Funksionojnë dhe si trajtim antirrudhë sepse lëshojnë taninë që qetëson lëkurën dhe sytë.

Një tjetër mënyrë është të fusësh në ujë të ngrohtë shumë bustina çaji dhe ta përdorësh si çlodhës për këmbët dhe heqjen e aromës së pakëndshme.

Nëse ju pëlqen shumë çaji jeshil dhe keni disa bustina mbajini veçmas nga të tjerat për të bërë një përzierje me disa pika limon. Do të përgatisni një tonik perfekt për t’i dhënë dritë fytyrës.

Në rast se ju pëlqen çaji i zi, ose i errët, mund të përgatisni një përzierje tjetër duke i shtuar rozmarinë dhe sherebelë (në çdo 4 bustina, një lugë nga çdo bimë) dhe lërini të përzihen me njëri-tjetrin një natë. Këtë masë mund ta përdorni për të mbuluar flokët e bardhë në mënyrë natyrale pas larjes me shampo. Mos e lani më pas.

Shumë efikase për t’u vendosur mbi lythat për t’i zhdukur ato, ose së paku për t’i reduktuar. Mjafton ta fusësh bustinën e përdorur në ujë të ngrohtë dhe ta aplikosh mbi lyth. Mbani gjithmonë një bustinë në frigorifer nëse bashkëshorti juaj pritet derisa rruhet, pasi shndërrohet në një izolues të mirë sapo laget. E shkëlqyer dhe për djegiet si nga dielli apo incidentet në kuzhinë, bustinat e përdorura të çajit, të ftohta dhe të lagura japin një ndjenjë lehtësimi të menjëhershëm.

Një mënyrë tjetër përdorimi mund të jetë aromatizimi. Disa bustina të lënë në katet e frigoriferit thithin aromat e pakëndshme. Nëse pini çajra shumë aromatikë si me vanilje, fruta pylli etj. mund ti nxirrni nga bustina ti hidhni në një qese dhe ti lini të thahen. Sapo të jenë tharë tamam mund të bëni qeska të vogla aromatike për dollapët tuaj.

Gjithashtu nëse keni shumë bustina të përdorura mund t’i zhysni në disa litra ujë të ngrohtë dhe sapo të ftohet mund të lani dyshemenë dhe dritaret. Çaji i zi për shembull është i shkëlqyer për të pastruar mobiljet e errëta të drurit.