SHARE

Mjedrat janë një frut i preferuar për shumë persona. Me konsumimin e tyre shpejtë ngopeni, pa kalori të panevojshme, kurse përmbajtja e lartë e fibrave, antioksidantëve dhe vitaminave na ndihmon të dobësohemi. Shikoni këtë dietë me mjedra me ndihmën e së cilës mund të dobësoheni 2 kilogramë për 3 ditë.

Dieta me mjedra – për 3 ditë, 2 kg më pak!

Mjedrat janë frut i verës i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Janë të pasura me vitaminat e grupës B (B1 dhe B12) si dhe vitaminë C. Në një gotë mjedra ka vetëm 64 kalori.

Hulumtimet tregojnë se mjedrat janë të mrekullueshme gjatë problemeve me veshkët dhe shtypjen e lartë të gjakut. Ju rekomandojmë t’i konsumoni mjedrat nëse dëshironi ta ulni nivelin e kolesterolit të dëmshëm LDL, transmeton Femina.al

Plani dietal

Dieta me mjedra përfshinë 4 ushqime brenda ditës. Njëri prej tyre patjetër përfshinë proteina kafshësh – peshk, mish pule, mish viçi. Kjo dietë është e përshtatshme për personat që pëlqejnë mishin, sepse nuk e përjashton atë nga menyja. Çelësi i kësaj diete është përzierja e qumështit. Këtë duhet ta bëni me qumësht me yndyrë të ulët dhe mjedra.

Patjetër duhet t’i konsumoni të freskëta dhe jo të thata ose të ngrira. Mjedrat e ngrira mund të përdoren vetëm në përzierjen me qumësht.

Dita 1

  • Mëngjesi: një gotë e gjysëm me mjedra dhe 5 – 6 lugë xhizë;
  • Paradreka: Përzierje (shejk) me mjedra dhe qumësht me yndyrë të ulët;
  • Dreka: File pule dhe 1 domate, 2 gota mjedra (për desert);
  • Mbrëmja: Përzierje me mjedra dhe qumësht me yndyrë të ulët

Dita 2

  • Mëngjesi: 100 gram mjedra;
  • Paradreka: 150 gram mjedra;
  • Dreka: 150 gram peshk i bardhë me 100 gram perime sipas dëshirës;
  • Mbrëmja: 200 gram mjedra dhe 100 gram arra

Dita 3

  • Mëngjesi: 200 gram jogurt (kos) dhe 100 gram mjedra;
  • Paradreka: 200 gram mjedra dhe një grusht lajthi të papjekura;
  • Dreka: 150 gram mish viçi, sallatë nga lakra dhe karrota;
  • Mbrëmja: 2 molla të pjekura me arra dhe rrush të thatë, 1 gotë mjedra./Femina.al/